Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që Arban Abrashin ta fut në garë për Prishtinën. Këtë lajm e ka bëre të ditur për “Bota Sot” Agim Veliu nënkryetar i LDK-së.

“Tashmë është zyrtare se Arban Abrashi është kandidati i LDK-së i cili edhe do ta ketë përkrahjen e të gjithëve. S’ka emra tjerë është vetëm Arban Abrashi” ka thënë shkurt Veliu.

Ndryshe Arban Abrashi në legjislaturën e kaluar ka qenë ministër i Punës dhe Mirëqenies sociale, punë për të cilën ka marrë mjaft lëvdata dhe ndryshime pozitive në këtë ministri.

Abrashi kundër kandidat serioz do ta ketë kryetarin aktual të Prishtinës Shpend Ahmeti i cili është nga radhët e Vetëvendosjes.