Dyert e komisionit anti korrupsion janë të hapura, ndërsa të punësuarit kryejnë detyrat e tyre. Por mes njerëzve brenda, asnjëri nuk është anëtarë i komisionit, i cili është kompetent për miratimin e vendimeve. A janë siç thotë VMRO-DPMNE anëtarët e këtij komisioni në pushim kolektiv, sot nuk arritëm të marrim vërtetim zyrtarë nga ky komision.

Për shkak të rëndësisë së temës, Alsat M e kërkoi edhe personalisht kryetarin e komisionit Igor Tanturovski. Nuk na u përgjigj as në telefon e as në SMS porositë.

“A do të prononcoheni dhe kurë rreth kërkesës së VMRO-DPMNE-së?

Cili është mendimi juaj lidhur me këtë çështje si kryetarë i Komisionit?

Arsyeja për shkak të së cilës VMRO-DPMNE kërkon interpretim nga ky Komision është neni 8 i Kodit zgjedhor, ku thuhet se nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve mes tjerash nuk guxon:

Të niset procedurë për punësimin e personave të ri ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në Institucionet Publike dhe Shtetërore, kurse procedurat e nisura ndërpriten përveç në raste urgjente dhe për punë që nuk shtyhen”.

Komisioni antikorrupsion i takon të përgjigjet nëse ky nen ka të bëjë për zgjedhjen e funksionarëve të cilët i zgjedh kuvendi. Por para së gjithash, a mundet Komisioni anti korrupsion të interpretojë ligje dhe t’i rekomandojë zgjidhje kuvendit, institucion ky i cili miraton ligje. Në mungesë të qëndrimit zyrtarë nga ky komision, Alsat M ka biseduar me ish anëtarin e këtij komisioni, Arif Musa.

Por madje edhe sikur komisioni anti korrupsion të vendosë ta shqyrtojë ligjin, sipas Musës dispozita në kodin zgjedhor nuk ka fare të bëjë me emërimin e funksionarëve.

Sipas skenave në kuvend , VMRO-DPMNE nuk ka ndër mend të lejojë vazhdimin e debatit pa u prononcuar komisioni anti korrupsion. Pasi nuk dihet kur do të perëfundoj pushimi, e pritshme është që shkarkimi i Zvrlevskit mund të zgjasë me javë të tëra. Në interes të opozitës mund të jetë edhe fakti që kryetari i komisionit anti korrupsion Igor Tanturovski është njeri i cili ka treguar mbështetje për VMRO-DPMNE-në, sikur në rastin kur në vitin 2012 kësaj partie i ka dhuruar 1 mijë euro./alsat-m