Ish-modelja e Playboy, Lindsey Pelas, thotë se gjinjve të saj natyral, me madhësi prej 30HH, më shumë ua sheh sherrin, sesa hairin.

Bukuroshja 26-vjeçare amerikane pohon se gjoksi i saj gjigant peshon hiç më pak se 5 kilogram, dhe se asaj i shkakton dhimbje të mëdha në shpinë, transmeton Gazeta Express.

Lindsey, nga Luiziana, thotë se i duhet të buzëqeshë edhe kur ka dhimbje, për të bërë fotografi joshëse, të cilat i ndan me 6.7 milionë admiruesit e saj, në Instagram.