Arbitri anglez Rayan Etkin ka njoftuar zyrtarisht se ai është arbitri i parë profesionist homoseksual.

Gjatë këtij sezoni, 32-vjeçari do të gjykojë në “National League North and South”, por do të marrë edhe rolin e arbitrit të katërt në ndeshjet e “Football League”.

Ai shpreson që pranimi i prirjeve të tij seksuale do të jetë pozitiv për sportin dhe sipas “Panorama Sport” këmbëngul se nuk e ka ndierë kurrë homofobinë deri tani.

Modelet janë të rëndësishme për të treguar se të jesh gay dhe të jesh i interesuar për futbollin nuk janë përjashtuese ndaj njëra-tjetrës. Homofobia është ende një problem, por gjërat po përmirësohen me kohën. Ti mund të ndryshosh këtë sport dhe kulturën”, tha ai.