– Ideja për bashkim ekonomik në Ballkan është e mirë, vlerësoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev i cili sot mori pjesë në solemnitetin e Ditës së Minatorëve në minierën për bakër “Buçim” në Radovish.

“Kjo është ideja si ne t’i parandalojmë barrierat administrative për bashkëpunim mes shteteve. Në këtë rast duhet t’i gjithë t’i shqyrtojmë pikëpamjet personale në bashkëpunimin e këtillë dhe mendoj se përmes një bisede konstruktive me të gjithë fqinjët tanë dhe me tërë rajonin ekonomia e Maqedonisë mund të realizojë benefit nga kjo masë. Vetëm duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i ndjekim ngjarjet dhe në të njëjtat aktivisht të kyçemi dhe të participojmë. Ashtu Maqedonia e izoluar, e ndarë siç ka qenë deri më tani absolutisht nuk ka pasur mundësi të ndikojë në asgjë. Maqedonia e integruar edhe në marrëdhënie të mira me fqinjët ka mundësi të ndikojë në gjithçka dhe t’i mbrojë interesat e veta”, tha Angjushev.

I pyetur nëse afaristët do ta respektojnë masën e re qeveritare për rritjen e pagës minimale dhe nëse kjo do të ndikojë që të pakësohet mungesa nga fuqia e kualifikuar e punës në rajonin lindor në vend, Angjushev u përgjigj se ai si zëvendëskryeministër, por e tërë Qeveria do të angazhohet për rritjen e standardit të jetesës së qytetarëve.

“mendoj se jemi dëshmitarë të të gjitha ngjarjeve ku u bëjmë apel të gjithë afaristëve të ndërmarrjeve në RM të kenë qasje pak pozitive ndaj rritjes së pagave të të punësuarve, dhe në këtë drejtim është edhe masa për pagë minimale, ndërsa ideja është që vazhdimisht të rritet. Gjithsesi ato janë pak mjete që të mundet të jetohet mirë, ndërkaq ato janë gjithsesi më shumë mjete nga ajo që është marrë deri më tani. Atë që mund t’ua them është se krahas me këtë masë për pagën minimale rritja e pagave në RM do të stimulohet dhe me pakon e masave për industrinë që do të publikohen në shtator, dhe do të shihni se praktikisht ndihma e tërë shtetërore e cila do të jepet ndaj industrisë dhe ekonomisë për ngritjen e konkurrencës së saj do të jetë e lidhur me lartësinë e pagave të punësuarve. Konsiderojmë se me ato masa do të hapim një spirale shtesë pozitive për rritjen e pagës, ndërsa me vetë atë edhe për ngritjen e standardit të qytetarëve të RM-së”, tha Angjushev.