Dy yjet më të mëdhenj të Hollyëood, Angelina Jolie dhe Brad Pitt po planifikojnë që të heqin dorë nga bota e ekranit për shkak të fëmijëve të tyre. Çifti më i përfolur i shoëbiz dëshiron që të qëndrojë pranë fëmijëve në mënyrë që ata të jenë të lumtur dhe të mbajnë familjen së bashku.

Burime afër çiftit, tashmë të divorcuar, thanë se Angelina dhe Brad kanë marrë këtë vendim që do ti ndryshojë jetën vetëm për fëmijët, pasi janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta dhe duan të kalojnë sa më shumë kohë në edukimin e tyre.

“Që të dy kanë hequr dorë për momentin nga aktrimi. Ata do të marrin pjesë në projekte të vogla por do të qëndrojnë prapa kameras këto kohë,”-është shprehur burimi për Hollywood Life.

Yjet do të marrin pushim nga jeta e tyre profesionale për t’ju kushtuar fëmijëve të tyre, për tu siguruar atyre sa më shumë stabilitet që të jetë e mundur që të mos ndihen të lënë gjatë fazës së rritej, si edhe ta kenë më të lehtë të përballojnë ndarjen e prindërve të tyre. Pas ngjarjeve tramautike që 6 fëmijët kaluan pas ndarjes së tyre, Brad dhe Angelina duan që të mos vuajnë më.