Emri i saj është bërë i njohur falë bukurisë së hatashme që ka. Një pamje tipike prej modeleje të pasarelave botërore.

Angjela Martini, shkodrania e bukur që ka nisur e po zhvillon karrierë në Shtetet e Bashkuara, është një vajzë me të vërtetë me fat.

Përveç punës që i ka ecur mjaft mirë, asaj edhe jeta private po i shkon vaj. A ia keni parë të dashurin e saj romun? Ka kohë që ajo është në një lidhje dashurie me biznesmenin e aktorin romun, Dragos Savulescu, i cili për nga hijeshia s’ia lëshon rrugën bukuroshes shqiptare.

Dyshja janë një çift tejet atraktiv dhe tejet në formë, ndërsa gjithmonë paraqiten me shumë stil. Imazhi i tyre i fundit, është dëshmia e vetme për fjalët e mësipërme.

Ata janë shumë të dashuruar dhe këtë po e shfaqin vazhdimisht, e sidomos Dragos, i cili çdo të dytën fotografi të publikuar në Instagram, e ka të përfshirë Angelën.