Angela Martini është një ndër modelet më të njohura shqiptare në botë dhe ky fakt e ka bërë atë që të jetë gjithashtu edhe ndër femrat shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale.

Bukuroshja shkodrane publikon shpesh fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme e mbushur plot luks, por nuk mungojnë as imazhet provokuese.

Së fundmi, bukuroshja Martini ka publikuar një fotografi mjaft ‘të nxehtë’ në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. E veshur vetëm me të brendshme dhe e shtrirë në shtrat, Angela erdhi mjaft provokuese në imazhin e saj të fundit.

Fotografia në fjalë është pëlqyer në masë të madhe nga ndjekësit, dhe është pasuar me pëlqime dhe komente të shumta.