Anëtari i Kryesisë se Nismës për Kosovën, Fehmi Hysenaj ka propozuar se nëse Kryetari  PDK-së, Kadri Veseli tërhiqet nga posti i kryeparlamentari, atëhërë PAN-i do të duhej të propozonte Fatmir Limajn për këtë post.

“Nëse Kadri Veseli tërhiqet nga posti i kryeparlamentarit besoj se PAN do t’i shtonte vlerën vetes nëse e propozon njeriun me më së shumti kredibilitet z.Fatmir Limaj i cili do të marrte mbështetje edhe nga deputetë jasht PAN-it”, ka shkruar Hysenaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.