Implementimi i proceseve reformuese dhe standardet më të larta demokratike për ndërtimin e shtetit në një demokraci moderne evropiane dhe në faktor dhe partner përgjegjës , aktiv në rajon dhe më gjerë, janë të domosdoshme për plotësimin e qëllimit strategjik të Maqedonisë për anëtarësim në NATO, por janë të rëndësishme edhe për shoqërinë e Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë në këto orvatje ka mbështetje të plotë nga SHBA-ja dhe Gjermania, sepse anëtarësimi në NATO dhe BE janë mënyra më e mirë për stabilizimin e Maqedonisë dhe rajonit në afat të gjatë.

Këto janë mesazhet nga konferenca e sotme “Maqedonia drejt anëtarësimit të plotë në NATO”, në koordinim me Institutin për hulumtime gjeostrategjike dhe politikës së jashtme pranë MPJ (IGINP), Qendra evropiane për studime të sigurisë Xhorxh Marshall dhe Alumni Asociacion të Qendrës Marshall në Maqedoni.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në hapje të konferencës tha se politika e dyerve të hapura të NATO-s duhet të vazhdojë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se e ardhmja e Maqedonisë është në NATO so vendi i 30-të anëtar i Aleancës.

“Duam të jemi anëtari i 30-të i NATO-s dhe për këtë qëllim jemi përkushtuar dhe punojmë edhe në vend edhe jashtë. Në thelbin e axhendës vendore reformuese të kësaj Qeverie është që të ndërtojë institucione të fuqishme dhe demokraci, ku qytetarët do ta kontrollojnë pushtetin, e jo pushteti t’i kontrollojë qytetarët. Këtë do ta bëjmë para se gjithash për ne vetë, por do të mundësojë që të nisen edhe disa vërejtje shtesë të cilat Aleanca na i ka dërguar nga Samiti në Varshavë”, deklaroi Dimitrov.

Ndërmarrim, vazhdoi ai edhe aktivitete intensive diplomatike jashtë për përforcim të perspektivave tona euroatlantike përmes avancimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal dhe fuqimisht jemi të vendosur që të vazhdojmë me qasjen tonë konstruktive të bazuar në vlerat evropiane dhe euroatlantike.

“Si vend që e shikon veten si anëtar i Aleancës në periudhën e ardhshme do ta rrisim pjesëmarrjen tonë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtarë për 20 për qind, ndërsa buxhetin për mbrojtje do ta rrisim për 0,2 për qind referente çdo vit me dëshirë nga aktualet 1 për qind nga BPV-ja të arrijmë deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie deri 1,8 për qind nga BPV-ja”, deklaroi Dimitrov.

Përkujtoi se para Bukureshtit, Maqedonia ka shpenzuar 2,5 për qind nga BPV-ja në mbrojtje.

“Anëtarësimi në Aleancë nuk ka alternativë. Sipas hulumtimit të fundit të IRI nga maji i vitit 2017, 71 për qind e qytetarëve e mbështesin anëtarësimin tonë në NATO. Si shoqërinë multietnike, përcaktimi strategjik për anëtarësim në NATO është faktor bashkues dhe koheziv në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Dimitrov.

Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, tha se edhe pse shumë gjëra kanë ndryshuar nga vera e kaluar, tri gjëra mbeten të njëjta edhe atë se NATO është bërthama për sigurinë euroatlantike, përkushtimi i Aleancës dhe partnerëve dhe qëllimi strategjik i Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

“SHBA-ja mbetet partnere e Maqedonisë në angazhime dhe një ditë t’ju përshëndesim si anëtare e plotfuqishme e Aleancës. Maqedonia duhet të vazhdojë me reformat e brendshme demokratike. Me investimin në modernizimin e armatës dhe të ndërtojë lidhje të fuqishme me fqinjët. NATO vazhdimisht i përsërit angazhimet e Bukureshtit për anëtarësimin e Maqedonisë, pasi të gjendet zgjidhje e pranueshme e ndërsjellë për kontestin për emrin me Greqinë. Nuk ka iluzione se një gjë e tillë do të zgjidhet brenda natës, por siç na përkujtoi zëvendëspresidenti, Majk Pens në Podgoricë përkujtoi se tani është momenti historik për zhvillim në rajon dhe ju bëjmë thirrje që ta shfrytëzoni. SHBA-ja së bashku me shumë miq tuaj është e gatshme t’ju ndihmojnë në këto angazhime pasi që suksesi do ta përforcojë interesin e ndërsjellë dhe stabilitetin”, deklaroi Bejli.

Ambasadori gjerman, Tomas Norbert Greberih, tha se dhënia e perspektivës së qartë euroatlantike e Maqedonisë do të sigurojë agjendë të qartë reformuese për vendin.

“Kështu një proces i thellë reformues kërkon shumë fuqi dhe guxim. Duhet të japim mirënjohje më të madhe për atë që shoqëria e Maqedonisë si edhe shumë të tjera nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, ndodhet në mes të një procesi më të madh të rikonstruimit, në aspektin ekonomik, politik dhe social. Duhet ta kuptojmë se këto reforma janë të rënda. Ato nuk janë shërbim i NATO-s, por në interes të vetë Ballkanit Perëndimor. Si anëtare të NATO-s duhet të ndërmarrim masa konkrete dhe të zhvillojmë ide të freskëta për realizimin e procesit për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO. Anëtarësimi në NATO dhe BE janë mënyrë më e mirë për stabilizimin e Maqedonisë dhe rajonit në afat më të gjatë. Gjermania ju mbështet në këtë proces”, deklaroi Gerberih.

Drejtori i INGINP, ambasadori Abdulkadës Memedi, në hapjen e konferencës deklaroi se motoja e saj është Maqedonia në NATO dhe drejt këtij qëllimi të mbahen edhe dy panele të specializuara me temë: “Kontributet e NATO-s ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor” dhe “Republika e Maqedonisë dhe NATO: prej partneritetit aktiv drejt anëtarësimit të plotë”.