Presidenti rus Vlladimir Putin sot e emëroi zëvendësministrin e deritanishëm të Punëve të Jashtme Anatolij Antonov, për ambasador të ri në SHBA, në vendin e Sergej Kislak, kumtoi sot Kremlini.

Kislak më shumë se nëntë vite ishte në detyrën e të dërguarit rus në Uashington, theksojnë mediat britanike.

Mediat franceze, megjithatë, përkujtojnë se marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së janë në rënie deri në nivelin nga periudha e Luftës së Ftohtë dhe për shkak të akuzave amerikane për përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.