Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley vlerësoi sot se lansimi i raketës së fundit nga Koreja e Veriut mbi territorin e Japonisë, “është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme”.

Ajo i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ndërmarrë veprime më serioze se deri më tani.

Hej u tha gazetarëve se Koreja e Veriut i theu të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për këtë mendon se duhet të ndodhin nisma serioze.