Amarda sapo ka prezantuar projektin e saj të fundit muzikor, videoklipin e këngës me titull “S’ta fali”, që po rezulton e sukseshme dhe po merr vëmendje maksimale që në start. Është ndër vokalet e bukura të skenës muzikore shqiptare, ndër ato këngëtare që përherë vijnë këndshëm, ëmbël, që dëshiron t’i dëgjosh e shohësh jo një herë, por gjithmonë. Sapo ka prezantuar projektin e saj të fundit muzikor, videoklipin e këngës me titull “S’ta fali”, që po rezulton e sukseshme dhe po merr vëmendje maksimale që në start e punuar nga Ervin Gonxhi dhe me tekst të Vosjava Alias. Klipi është bërë nga “Max Production”. Nuk është nga ato këngëtare që imponohen, andaj ndër vite ka folur pak për sukseset dhe jetën e saj. Kuptojmë se jeton në Amerikë prej katër vitesh ku edhe është e martuar.
“Jam nga qyteti i Kavajës dhe kam filluar të këndoj që e vogël në moshë 3 vjeç në shumë aktivitete kulturore për fëmijë, duke fituar kështu dy çmime të para në Turqi e Bullgari për vokalin më të mirë në moshën 11-12 vjeçe”, thotë këngëtarja e njohur, që rrugën e muzikës e ka nisur në festivale, madje ka fituar çmim edhe në festivalin e madh të “RTSH”-së.
“Njëkohësisht jam marrë dhe me atletikë, sporti ka qenë njësoj si muzika dhe si 14 vjeçare fitova një bursë për të vazhduar sportin e atletikës në Amerikë, por që nuk shkova sepse zgjodha rrugën e muzikës dhe ju përkushtova asaj. Më pas vazhdova karrirën time duke marrë pjesë në shumë festivale të këngës popullore dhe asaj të lehtë, por që më tej për arsye biznesi zgjedha muzikën popullore duke vijuar më tej me albumin tim të parë ‘Thashetheme’ ku ishin tetë këngë, ndër to edhe “Dashuri cigane”, “Çunat e Tironës”, “Adeti krushqisë”, “Thashethem”, “Dashuri vrastare”, “Rrak e shrak në argali”, “Valizakja”. Këngët ishin të shoqëruara me klipe nën menaxhimin e kompozitorit të njohur Edi Balili”, thotë ylli i muzikës shqiptare.
Publiku e njeh mirë edhe hitin e saj me titull “Valium”, që erdhi e shoqëruar me videoklip dhe u mirëprit mirë nga publiku. E, një tjetër sukses është bashkëpunimi i saj me Gazmend Ramen dhe Artushin. Edhe “Aromë Indie” në bashkëpunim me Vanin e kompozuar nga Albert Sula ishte vulë suksesi për të. Tutje erdhi edhe një superhit dhe është fjala për “Loca Loca”, bashkëpunimin mes Amardes dhe Muharrem Ahmetit u bë ndër këngët më të dëgjuara. Kjo këngë u kompozia mga Valter Beqo.
“Projektet e mia vazhdojnë edhe më tej, pasi kam realizuar një duet me Gëzim Nikën dhe është fjala për një këngë dedikuar pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që vazhdoj më tej edhe me angazhime të shumta nëpër dasma e ahengje të ndryshme familjare”, thotë këngëtarja. Sa i përket planeve, thotë se ka për synim mos ndalet në muzikë, pa e lënë familjen anash.