Dani Alves pohon që Neymar e kishte informuar atë për dëshirën që t’i bashkohet Paris Saint-Germain disa javë më parë, duke e ndihmuar që të bindet që të kalojë te klubi parisien.

“Ishte ai i cili më kishte këshilluar që të vij këtu sepse ai vetë ishte i gatshëm që të vinte këtu”, tha Alves për reporterët pas fitores së PSG-së në sezonin e parë.

Kështu, ai mohoi ta ketë bindur bashkëkombasin e tij që të shkojë te PSG, dhe se kishte ndodhur anasjelltas.