Morata nuk e ka nisur aspak mirë aventurën te Chelsea, duke dështuar nga pika e bardhë në ndeshjen e parë zyrtare me “Blutë e Londrës”.

Arsenali i Arsene Wenger është fitues i Superkupës së Anglisë për vitin 2017. “Topçinjtë” mposhtën Chelsean 4:1 pas ekzekutimit të penaltive, derisa koha e rregullt përfundoi 1:1, shkruan Gazeta Express.

 Golin për Chelsean në kohën e rregullt e shënoi Victor Moses, derisa për Arsenalin shënoi Sead Kolasinac.

Nga penaltitë për Chelsean dështuan Thibaut Courtois dhe transferimi nga Real Madridi, Alvaro Morata, derisa shënoi vetëm Cahill, derisa për “Topçinjtë” shënuan të gjithë, Walcott, Monreal, Chamberlain dhe Giroud.

Kështu Wengeri mposhti në një finale Conte brenda vetëm pak muajsh, pasi në fund të sezonit të kaluar fitoi Kupën e Anglisë pikërisht ndaj “Bluve të Londrës”.