Ditët e nxehta kanë arritur në pikun e tyre në plazhin e Durrësit. Për çdo ditë, mijëra të rinj e të reja që gjenden në bregdetin Adriatik në zonën e Shkëmbit të Kavajës deri në Golem, një prej formave të argëtimit kanë shkuma party-t, të cilat ofrojnë argëtim pa masë me dixhej. Janë të rinj të huaj, por edhe emigrantë që kthehen për pushime të cilët marrin pjesë në festat e mëdha me shkuma party.

“Cinco Zone”, në mes të plazhit, për çdo ditë është kthyer në vendin ku qindra të rinj argëtohen . Këto festa që bëhen gjatë drekës kryesisht, kanë një frekuentim shumë të madh nga vajzat dhe nga djemtë në shoqrinë e njëri tjetrit. .

Janë shumë të rinj e të reja, të huaj e vendas, që i gjen aty në shkuma party duke u freskuar me pije freskuese e duke kërcyer nën ritmin e dixhejve të ndryshëm.

Të rinjtë të huaj kryesisht nga vendet skandinave shijojnë pa fund diellin dhe detin e Adriatikut. Disa të rinj nga Suedia janë mrekulluar me festa, ndërsa shëtisin Shqipërinë në turin e tyre së bashku me miq të tjerë.

Plazhet kanë frekuentim të madh në këtë stinë, ndërsa frekuentues të rregullt mbeten shqiptarët që vijnë nga Europa, ata nga Kosova dhe nga Maqedonia.

Janë një numër i madh lokalesh në të gjithë vijën bregdetare që organizojnë çdo ditë të javës festa të tilla për të argëtuar të rinjtë në plazh.