Një ditë para ndeshjes historike të Shkëndijës në fazën e play-off të Ligës së Europës ndaj Milanit, tre futbollistët kuqezi, Ardian Cuculi, Armend Alimi dhe Kostadin Zahov në një brifing me gazertarë kanë dhënë opinionet e tyre.
Ata kanë thënë se e dinë se kush është Milani, por Shkëndija do të jap më të mirën nga vetja. Brifingu është mbajtur në ambientet e hotelit Melia në Milano ku është vendosur skuadra tetovare.

“Është viti i dytë me radhë që jemi në play-off dhe kjo nuk është e rastësishme. Këtu në Milano kemi ardhur të tregojmë lojën tonë më të mirë dhe të prezantojmë futbollin e Maqedonisë në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Ardian Cuculi.

“Atmosfera në San Siro nuk duhet të jetë një pengesë për ne, por do të na motivoj më shumë për lojë më të mirë. Kuptohet disa gjëra varen edhe nga kundërshtari”, tha Armend Alimi.

“S’kemi ardhur këtu me flamur të bardhë, nuk kemi se cka të humbim. Do të jemi nën presion, nuk guxojmë të bëjmë gabime, do të përpiqemi me kundërsulme të shënojmë gol”, shtoi portieri Kostadin Zahov.

Sonte në orën 20:15 Shkëndija do të ketë edhe konferencën zyrtare në të cilën do të flasin trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani dhe menjëherë pas saj edhe stërvitja zyrtare në stadiumin San Siro.