Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.

“Miku im, Bajram Rexhepi, kryeministri i parë i Kosovës, sot ka ndëruar jetë duke lënë këtë botë, familjën, Kosovën dhe miqtë e tij kaq herët, kaq shpejt. Do ti kujtoj virtytet e tija me mall, ndërsa kontributi i tij për Kosovën e sotme do të mbetet i pashlyeshëm. Bashkëndjej me familjen Rexhepi dhe ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, i shpreh ngushllimet e veta lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.