Në llogarinë zyrtare të prezantuese së njohur shqiptare, Albana Osmani, janë publikuar disa foto të çuditshme.

Por në fakt mësohet se asaj i kanë vjedhur profilin e Instagramit.

Në profilin e saj u postua një gotë me hashash, detaj i cili menjëherë i shtyu të besojnë që dikush kishte “hackuar” llogarinë e saj.

Pak minuta më pas autori publikoi një pjesë të fytyrës së tij, veprim i cili u pasua nga dhjetëra komente që i kërkonin t’i kthente adresën Albanës. Në përshkrimin e vendosur në profil shkruhet: “Faulty x Joshy”, si dhe është ndryshuar fotoja e profilit.

Albana Osmani është e njohur për publikun jo vetëm si pjesë e ekranit por dhe si themeluese e nismës “Ti je një luledielli”. Shpresojmë që ajo të rimarrë përsëri profilin e saj zyrtar në “Instagram’.