Policia italiane është vënë në lëvizje pasditen e sotme pasi u lajmërua se pranë ambasadës shqiptare në Romë në rrugën “Ottaviano” ishte vënë bombë.

Mësohet se përpara ndërtesës ku ndodhet ambasada shqiptare, ishte vendosur një çantë e dyshimtë.

Pas njoftimit, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku siguroi zonën si dhe bllokoi rrugën.

Ndërsa, pasi erdhën forcat antieksplozivë u zbulua se çanta ishte bosh, ndërsa rruga u rihap përsëri.