Një ngjarje vërtetë e rëndë është duke ndodhur në Golem, ku një tel i tensionit të lartë është shkëputur, duke rëndë në afër një karburanti.

Por jo vetëm kaq. Energjia elektrike i ka vënë flakën disa shkurreve duke i ndezur ato. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëses.

Më pas OSHEE-ja ka ndërprerë energjinë në këtë zonë, duke i lënë pushuesit pa energji elektrike.

OSHEE ka raportuar se bëhet fjalë për një defekt në një fidër të nënstacionit Shkozet i cili është pjesërisht i stakuar, pasi ka rënë në tokë.

Brigada e terrenit po kryhen kontrolle në linje për konstatimin dhe riparimin e defektit.

Pa energji ka mbetur pjesërisht pika turistike e Shkëmbit të Kavajës dhe Manskurisë.