Charlize Theron i është dedikuar plotësisht rolit të saj si Lorraine Broughton, në filmin “Atomic Blonde”, duke humbur dy dhëmbët gjatë përgatitjeve.

Aktorja 42-vjeçare, e cila ka disa skena ku zihet, ka treguar se ju përkushtua kaq shumë rolit në filmit e saj më të ri.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo ka treguar se është goditur me shkelma dhe grushta, duke u përplasur me një mur gjatë trajnimit, kur edhe pësoi aksidentin.

“Thyeva dy dhëmbët e pasëm”, ka thënë ajo për gazetën. “Duhet të bëja një ndërhyrje dentare pasi duhet t’i hiqja. Nuk ishte aspak shaka”.