Aktori kosovar Ilir Tafa ka postuar një fotografi me këngëtaren e njohur Lepa Brena, një këngëtare e njohur dikur në ish Jugosllavi dhe një emër i njohur që ka tundur skenat e viteve 90-të.

Tafa po qëndron në Festivalin prestigjioz të Filmit në Sarajevë ndërsa atje po qëndron edhe këngëtarja e njohur, sot 56 vjeçare, një seks simbol dhe një këngëtare që ka shitur rreth 40 milionë kopje të albumeve.

Aktori kosovar ka dy filma me të cilët po merr pjesë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, ndërsa në këtë festival po qëndrojnë edhe emra të mëdhenj të kinematografisë botërore por edhe fytyra të artit e kulturës nga mbarë bota