Një aktor “Twin Peaks” është akuzuar për vrasje në tentativë të shkallës së dytë.

Jeremy Lindholm – i cili u shfaq në episodin e gjashtë të sezonit të ri, është kapur pasi pretendohet se ka rrahur të dashurën e tij me një shkop bejsbolli.

Policia në Spokane, Uashington iu përgjigj një thirrjeje të bërë nga një lokal të mërkurën në mbrëmje.

Një deklaratë nga Policia Spokane thotë: “I dyshuari, 41-vjeçari Jeremy Lindholm, po ikte nga lokali. Lindholm ende kishte në dorë shkopin ndërsa po ikte, por shpejt dha dorëheqjen kur u përballë me oficerë në rrugicë dhe më pas u arrestua”.

Zyrtarët kanë mësuar se ky incident ka qenë i lidhur me dhunën në familje. Ka pasur edhe video mbikëqyrëse të incidentit nga brenda lokalit, i cili tregonte për një sulm jashtëzakonisht të dhunshëm të kryer nga Lindholm.

“Pas shikimit të videos dhe marrjes së deklaratave në konsideratë, zyrtarët mendonin se jeta e viktimës ishte në rrezik dhe kishte informata që sugjeronin se qëllimi i të dyshuarit ishte të vriste viktimën”.

Përveç vrasjes në tentativë të shkallës së dytë, Lindholm mori “disa akuza të tjera” duke përfshirë sulmin e shkallës së dytë dhe sulmin ndaj shokut të supozuar të viktimës.

Autoritetet gjithashtu konfirmuan se lëndimet e viktimës së supozuar ishin “jo-kërcënuese për jetën”.