Një nismë e re ka filluar me grumbullimin e nënshkrimeve, që ka për moto arrestimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe çuarjen e tij në burg.

“Lezhenje” quhet nisma që synon çuarjen në burg të Gruevskit. Iniciativa e mbledhjes së nënshkrimeve po vijon në disa pika të ngritura në Qytetin e Shkupit.

“Po, Grujo duhet të vuaj  burg” është motoja e kësaj nisme, e cila udhëhiqet aktivistë që kanë qenë në vazhdimësi kundër pushtetit të VMRO-DPMNE, dhe kritikues të ashpër të Nikolla Gruevskit. Mes tyre është edhe Bobi Ilievski, aktivisti qytetar që vazhdon të jetë kritik dhe të nxjerrë detaje nga pushteti i kaluar i Gruevskit.

Iniciativa pritet të vijojë edhe në qytete të tjera, për të grumbulluar nënshkrime për ta çuar liderin e VMRO-DPMNE në burg, për shkak të akuzave se është përfshirë në veprime kriminale gjatë qeverisjes së tij.