Ditën e sotme ka ndodhur një aksident automobilistik ku një makinë zyrtare e Eulex-it është përplasur me makinën e këngëtarit të njohur shqiptar Naim Bunjaku i njohur si Xuxi.

Siç raporton Prishtina Magazine Xuxi është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk dihet ende gjendja e tij.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.