Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se viktimë ka mbetur një burrë me shtetësi maqedonase dhe janë plagosur katër të tjerë, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.

Aksidenti

Në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas, në fshatin Urakë, mjeti me targa “OH 0688 AB”, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë rrugës.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një shtetas Maqedonas dhe katër shtetas janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spital, bëjnë me dije burime nga Policia e Elbasanit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin  e viktimës dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.

Për shkak të reshjeve, në këtë aks ka pasur lagështirë këtë të martë, gjë që mund të ketë ndikuar në aksidentin tragjik.