Një burrë i cili aksidentalisht ia ka ngulur vetes një gozhdë në gjoks dhe zemër, ka arritur të vozit vetëm veturën deri në spital dhe të parkohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dhe në momentin që është shfaqur para mjekëve, u ka thënë duke i habitur “më është ngulur një gozhdë në gjoks”, transmeton Telegrafi.

Ai ishte duke montuar një kamin në shtëpinë e tij, kur rastësisht i ka shkrepur një gozhdë nga revolja për gozhda e cila iu ngul në gjoks dhe ia preku zemrën.

“Fillimisht mendova që vetëm më është varur në gjoks. Nuk ndihesha keq dhe ndoshta kjo më ka bërë të mendojë kështu. Por kur e zhvesha bluzën e kuptova që vetëm një centimetër e gozhdës kishte mbetur jashtë gjoksit, kurse e gjithë pjesa tjetër ishte brenda. Sa herë që merrja frymë e ndjeja brenda duke lëvizur dhe më pickonte derisa më rrihte zemra”, ka deklaruar Bergson i cili jeton në pjesë verilindore të Vinskonsin të Shteteve të Bashkuara.

Ai ka pranuar se si më shumë ka qenë i nervozuar sesa i brengosur për shëndetin e tij.

“Kam qenë i nervozuar që më është dashur të shkoj në spital. Por, për asnjë moment nuk kam tentuar ta nxjerrë nga gjoksi”, ka shtuar ai.

Bergenson është sjellë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pasi është futur në banjo për t’u pastruar dhe më pas është nisur me veturë për në spital.

Por, ajo çfarë është më e çuditshme është fakti se si aq mirë ka arritur ta parkoj veturën para se të futet në spital.

Derisa i priste mjekët, ai i shkruante mesazh gruas duke i treguar se i është ngulur një gozhdë në zemër, por e cila për fat të mirë për një milimetër nuk i kishte prekur arteriet kryesore.

Mjeku Alexander Roytstay i tha se gozhda e kishte prekur zemrën por jo edhe arteriet kryesore.

“Atë e kishte ndarë vetëm një milimetër nga vdekja”, ka shtuar mjeku i habitur me rastin e këtij burri.