Dje (22 Gusht) rreth 13 e 40 minuta në rrugën lokale Tetovë-Falish, në hyrje të fshatit Falish automjeti i pasagjerëve “Passat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një L.F. 32-vjeçar nga Strimnica i cili ka humbur kontrollin dhe ka dal jashtë rrugës dhe është përmbysur duke dëmtuar disa pjesë të makinës, disa shtylla metalike dhe disa pemë, përcjell TetovaSot.

Nga përmbysja shoferi dhe njëra prej bashkëudhëtarëve në automjetin N.A (28) nga Kopashdolli kanë fituar lëndime të lehta trupore, ndërsa shoqëruesja e dytë N.F  të (36) nga Strimnica me lëndime të rënda trupore. Pas ndihmës së dhënë në Spitalin Klinik të Tetovës, të tre të lënduarit janë liruar për trajtim në shtëpi.

Në vendin e ngjarjes ka arritur një ekip i policisë për të bërë inspektimin e plotë dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit, rrethanat në të cilat ka ndodhur dhe gjithçka tjetër. Fillimisht si arsye është shpejtësia e e pa rregulluar, kur dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 80 mijë denarë./TetovaSot/