Dyzet e katër persona janë lënduar në një aksident automobilistik në Gjermani, ndërsa pjesa më e madhe e të lënduarve janë shtetas rumunë, njoftoi agjencia e lajmeve DPA.
Në autobus transportoheshin rreth 50 persona, pjesa më e madhe e tyre rumunë, që janë angazhuar të grumbullojnë luleshtrydhe. Gjashtë prej të lënduarve janë me lëndime serioze.
Policia njoftoi se shoferi i autobusit e humbi kontrollin mbi automjetin në një pjesë të rrugës në qytetin Bomte, në Saksoninë e Poshtme.