Një aksident me pasojë plagosjen e një minatori është verifikuar pasditen e së mërkurës në minierën e Bulqizës.

Nga të dhënat e fundit rezulton se ngjarja ka ndodhur në galeritë e zonës D, ku minatori, gjatë një kontrolli me levë në tavanin e galerisë është zënë poshtë nga një masiv që është shkëputur.

Minatori, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka pësuar fraktura të rënda në disa pjesë të trupit dhe pas mjekimeve paraprake në spitalin e Bulqizës është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.