Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në autostradën Prizren-Prishtinë.

Nga ky aksident një person ka humbur jetën.

Shkaku i këtij aksidenti mësohet të jetë tejkalimi i shpejtësisë.

Një lexues ka thënë se viktima është 38-vjeçar dhe banor i Grejkocit të Suharekës.

Sipas tij vetura e aksidentuar ka qenë ‘BMW X5’, dhe ka persona tjerë të lënduar ndërsa të aksidentuarit kanë qenë familjarë duke shkuar në një dasmë.

Rastin e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi nga policia e rajonit të Prishtinës, i cili tha se përplasja e veturave ka ndodhur saktësisht në kilometrin e 47 të autostradës, në ardhje nga Prizreni.