Një shtetas i Maqedonisë ka humbur jetën në një aksident trafiku në Shqipëri.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Librazhd-Përrenjas.

Ai ka humbur kontrollin mbi makinën që ka drejtuar, ndërsa në makinë përpos tij kanë qenë edhe katër persona tjerë, të cilët kanë përfunduar me lëndime. Ata janë dërguar në spital ku u është ofruar ndihma mjekësore.