Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Hotel “Continental ” Shkup mbrëmjen e së premtes.Dy vetura me targa zvicerane janë përplasur duke shkaktuar lëndime të rënda për disa persona nga Hasanbegu dhe Haraçina ndersa një kamion është rrokullisur .

Njëra prej veturave ka qenë BMW në të cilën kanë qenë pesë persona dhe një mercedes , dy persona.Sipas burimeve të Faktiditor tre nga të lënduarit janë më rëndë ndërsa tjerët kanë lëndime më të lehta .Policia ka bërë hetime në vendin e ngjarjes dhe pritet të jep detaje tjera rreth këtij aksidenti të rëndë.