Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Fushë-Arrëz mbrëmjen e sotme.

Viktima Eduart.D. ishte duke drejtuar një automjet që ka dalë nga rruga në aksin Qafë Mali – Fierzë.

Efektivët e policisë janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.