Çifti Haxhi Krasniqi dhe Heidi Lushtaku jo pak herë janë bërë pjesë e mediave rozë.

Boksieri dhe modelja e njohur janë shumë të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, ndërsa ndajnë me ta herë pa here imazhe nga jeta e tyre.

Së fundmi, dyshja kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë pushimi, dhe për këtë kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë.

Modelja Heidi, ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, disa fotografi ku shfaqet bashkë me Krasniqin, teksa shijojnë panoramën e Dhërmiut.

Ata nuk kanë hezituar që së bashku të bëjnë edhe disa akrobaci, ku ndër të tjerash, në njërën prej fotove, boksieri e mban të fejuarën e tij në ajër vetëm me këmbë.

Këto akrobaci të ëmbla, ka bërë që ndjekësit e tyre të pasojnë fotografitë me komente dhe pëlqime të shumta.