Selim Pacolli është zyrtarisht kandidati i AKR’së për zgjedhjet lokale në Prishtinë.

Por deri në momentet e fundit është përmendur presidenti i kësaj partie, Behgjet Pacolli se do të sfidojë pretendentet tjerë për të parin e kryeqytetit.

Gjithçka ka ndryshuar pas një mbledhjeje të mbajtur këtë të shtunë.

“Ka qenë vendim i Behgjet Pacollit që ai të mos i hyjë kësaj gare”, ka thënë për Klan Kosovën, sekretari i AKR’së, Vesel Makolli.

“Këtë e ka bërë për disa arsye”, ka shtuar ai pa i përmendur ato.

Makolli ka shtuar se Behgjet Pacolli më shumë është i nevojshëm për partinë në qendër.

“Kemi disa procese në parti, si ristrukturimin, prandaj ai është më i nevojshëm të jetë në parti”, ka shtuar ai.