Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, u ka bërë thirrje udhëheqësve partiakë të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e situatës aktuale.

Ai ka thënë se politikanët duhet ta kenë në rend të parë interesin e shtetit, e jo interesin personal e partiak.

Makolli ka deklaruar për “Epoka e re” se kërkesa e AKR’së drejtuar kryetarit të saj, Behgjet Pacilli, që të gjendet zgjidhje edhe jashtë koalicionit LAA, është bërë me qëllim që të nxitet bashkëpunimi ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka vlerësuar se nëse palët nuk lëvizin nga pozicionet e veta, atëherë faktori ndërkombëtar duhet të ndërhyjë për ta zgjidhur problemin.

Makolli nuk e ka përjashtuar as mundësinë që në fund të fundit AKR’ja ta mbështesë koalicionin PAN për formimin e institucioneve.