Aleanca Kosova e Re, nuk ka bërë marrëveshje për krijimin e institucioneve me koalicionin PAN dhe kjo nuk pritet të ndodhë, sipas sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, i cili për KosovaPress tha se ata janë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se do ti rrinë besnik këtij koalicioni.

Sa i përket asaj që kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli u ka dhënë afat 10 ditor Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të merren vesh për formimin e Qeverisë, Makolli thotë se e ka bërë që këto parti të bëjnë marrëveshje në letër.

Për më tepër, ai thotë se kjo ka qenë vetëm një nxitje për opozitën që të merren vesh.

Gjithashtu, ai përjashton mundësinë që ndonjë deputet i AKR-së të votojë qoftë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit apo Ramush Haradinaj për kryeministër.