Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, me skuadrën e St. Gallenit, triumfuan me rezultat 2:0 ndaj Sionit shumë të fortë, në ndeshjen e javës së tretë të elitës së futbollit zviceran. Ajeti shënoi për fitoren e madhe të St. Gallenit, e cila tregoi paraqitje shumë të mirë. Ajeti u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të, duke dhënë maksimumin. Në minutën e 76-zë Aratore kaloi në epërsi vendasit. Ajeti doli i vetmuar dhe pa vështirësi shënoi në minutën e 86-të, duke e thelluar fitore në 2:0.

Gjelbrim Taipi u aktivizua në minutën e  81-të për St. Gallenin, kurse gjashtë minuta më vonë Ajeti u ndëshkua me karton të verdhë. Ermir Lenjani luajti plot 83 minuta për Sionin, skuadër e cila zë vendin e katërt me 6 pikë, dy më shumë se St. Gallen një pozitë më poshtë.