Reperi Agon Amiga në Instastory ka hedhur një fotografi ku shihet një shkrim i lënë.

Sipas fotos, ai po vjen në duet por që nuk ka treguar se me kë do jetë.

Mirëpo, janë djemtë e produksionit ‘XL Films’ ata që kanë zgjuar dyshimin se ky duet është me Ghetto Geasy.

Kjo se, me 30 korrik, Gadafi ka publikuar një fotografi bashkë me Getoarin kurse me 1 gusht ishte Enoni ai i cili hodhi një fotografi bashkë me Agon Amigën, duke lënë të nënkuptohet se mos ata po xhirojnë klipin e djemve të Babastars.

E se a është kjo vetëm rastësi apo duet, presim të shohim!