Kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli, ka mbetur i kënaqur nga shorti, edhe pse ka rënë në një nga ato që cilësohet si “grupe të vdekjes”.

Qarabaku i tij do të përballet në këtë turne si debutues me Chelsean, Atletico Madrid dhe Romën.

Në një prononcim për “Panorama Sport” pas verdiktit të goglave, mbrojtësi tiranas ka thënë: “Ishte një short i pranueshëm. Në Champions nuk ka skuadra të lehta dhe prisja short edhe më të vështirë. Qëllimi ynë është që të japim më të mirën, sepse kjo është ëndrra e gjithë skuadrës. Duam të përfaqësohemi sa më denjësisht”, deklaroi ai.