Platforma Regjionale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëveqë përfaqëson rreth 8 mijë gazetarë, e dënon rëndë sulmin mbi gazetarin Parim Olluri dhe të fejuarën e tij si dhe i bashkohet anëtarit të saj AGK-së në ngritjen e brengave serioze lidhur me këtë rast. 

Platforma thërret autoritetet e Kosovës që të reagojnë shpejtë, të identifikojnë tre sulmuesit dhe t’i dënojnë në mënyrën e duhur. 

Platforma jonë nxit organizatat ndërkombëtare të përqendruara në mbrojtjen e lirisë së mediave dhe të drejtat e gazetarëve të kërkojnë të njëjtën gjë. 

Nëpërmjet sistemit të saj të monitorimit, platforma do të përcjell zhvillimet lidhur me këtë rast në periudhat vijuese si dhe do të informoj institucionet vendore dhe ndërkombëtare lidhur me konkluzat.

Asociacionet regjionale i bëjnë me dije publikut se në Kosovë se gjatë vitit 2017 janë regjistruar 9 raste të presioneve, kërcënimeve verbale dhe sulmeve fizike, përfshi rastin e fundit.

 Asociacioni i Gazetarëve të BH

Sindikata e Mediave e Mali të Zi

Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

Platforma Regjionale për Avokim të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, Prishtinë, 18/08/2017