Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sontme.

AGK kërkon nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal pasiqë sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias.

AGK i uron shërim të shpejt kolegut Olluri si dhe bashkëshortës së tij, të cilët kanë pësuar lëndime trupore gjatë sulmit.

Kolegu Olluri dhe bashkëshortja e tij janë trajtuar në QKUK.

AGK do të përcjell me vêmendje këtë rast duke kërkuar efikasitet nga organet e drejtësisë.