Mesfushori gjerman, Julian Draxler duket se nuk do të largohet nga gjiganti francez Paris Saint Germain.

Ka qenë agjenti i gjermanit, Roger Wittmann që ka konfirmuar se lojtari i tij nuk do të lëvizë nga kryeqyteti francez.

Ai ka përgenjeshtuar gazetën franceze L’Equipe për shkrimet e fundit që e lidhnin reprezentuesin e Gjermanisë me klubet e Ligës Premier.

“Nuk na intereson ajo se çfarë shkruan L’Equipe. Nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket Draxler, pasi largimi i tij nga PSG nuk ka qenë asnjëherë pjesë e diskutimit”, ka deklaruar Wittmann.

Chelsea, Liverpool dhe Arsenal ishin skuadrat e interesuara për ish-anëtarin e Wolfsburgit.