Modelja Afrona Dika është një personazh mjaft i ndjekur nga publiku shqiptar.

E fejuara e këngëtarit të njohur Blero, me ose pa dashje është bërë një emër i cili zgjon mjaft pluhur në media, shkruan Gazeta Express.

 E shquar për bukurinë e saj prej biondeje, Afrona ka bërë që numri i saj i ndjekësve në rrjetet sociale të jetë gjithnjë e më i madh.

Ajo së fundmi ka publikuar një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ku shihet duke ngrënë fli me ajvar.

‘Flija është një ushqim tradicional në Kosovë dhe unë e dua atë’, është përshkrimi i fotografisë që e ka postuar Afrona.

Kjo fotografi e bukuroshes është pëlqyer mjaftë shumë për pak minuta.