Disfata e grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri dhe ekzistenca e disa zonave për praninë e tij në Afganistan e ka bërë Afganistanin vendin më të përshtatshëm për aktivitetet dhe operacionet e këtij grupi terrorist.

Këto ditë, frymëmarrjet e terroristëve të ISIS në Siri dhe Irak janë të numëruara dhe terroristët po humbasin bazat e tyre njëra pas tjetrës. Prandaj, reagimi i grupit ISIS ndaj sfidës së reduktimit të territorit e ka shtyrë këtë grup të shikojë për gjetjen e territoreve të tjera. Një nga strategjitë e ISIS është të transferojë trupat e tij në Afganistan dhe të kërkojë ndihmë në disa pjesë të vendit. Afganistani ka një pozitë kryesore për ndryshimin e gjeografisë së ISIS.

Me ndryshimin e ekuacionit të krizës në Siri dhe Irak në dëm të terroristëve takfiristë, një pjesë e forcave të ISIS në Afganistan infiltruan në zonat e ndryshme të Afganistanit duke rrezikuar sigurinë e këtyre zonave. Mediat në botën arabe nuk kanë lënë në heshtje çështjen e pranisë së ISIS në Afganistan dhe këto ditë ato po publikojnë analiza mbi këtë çështje.

Gazeta egjiptiane Al-Ahram, gazeta Al Arab që botohet në Londër dhe faqja arabe e Deutsche Welle janë përqendruar në praninë e ISIS në Afganistan dhe në tensionet që po nxiten nga ky grup. Sipas gazetës Al-Ahram, Afganistani ende nuk ka përfunduar konfliktin me talebanët, prandaj Afganistani është bërë një vend i rëndësishëm në operacionin ushtarak që shumë aktivistë të huaj po e përdorin për të arritur qëllimet e tyre specifike.

Kohët e fundit, aktivitetet terroriste të ISIS-it në Afganistan janë rritur ndjeshëm dhe ky grup terrorist ka kryer vazhdimisht sulme terroriste në zonën diplomatike të Kabulit, duke vrarë dhe plagosur mbi 400 njerëz.

Përveç kësaj, ISIS synon shumë qendra shi’ite, qendra sigurie dhe baza ushtarake në Afganistan, duke e bërë më të keqe situatën  në këtë vend. ISIS është goditur rëndë nga Siria dhe Iraku, prandaj grupi terrorist ka kërkuar një vend të ri dhe e ka bërë Afganistanin tokë të frytshme për aktivitetet e tijj. Sipas gazetës Al-Arabi, që nga ngritja e ISIS në Afganistan në vitin 2015, elementë të këtij grupi sulmojnë vazhdimisht myslimanët shi’itë dhe xhamitë tyre. Vëzhguesit thonë se luftëtarët e ISIS në Afganistan janë afganë dhe pakistanezë.