Pas transferimit të Neymar te PSG për 222 milionë euro, afati kalimtar duket se do të tronditet nga një tjetër super operacion, gjithmonë në aksin Francë-Spanjë. Sipas “Marca”, Real Madrid është gati të hidhet në sulm për të riun Mbappe, duke ofruar një shifër mes 150 dhe 200 milionë eurove për sulmuesin e Monaco.

Por për të realizuar një investim kaq të rëndësishëm madrilenët duhet të sakrifikojnë një nga yjet e ekipit. Kështu, sipas shtypi spanjoll, drejtuesit e “Casa Blanca” janë lodhur me dëmtimet e shpeshta të Gareth Bale dhe për këtë arsye janë të gatshëm ta sakrifikojnë për të krijuar hapësira për të riun Mbappe.

Për momentin, e ardhmja e Bale duket se është në Premier League, me Manchester United dhe Chelsea që janë të interesuara për uellsianin. “Djajtë e Kuq” janë favorit, me Mourinho që do ta priste lojtarin me krahët hapur. Pengesa e vetme mund të krijohet nga 100 milionë eurot që Real Madrid kërkon për Bale.