Ministria e Shoqërisë informatike dhe Administratës dorëzoi në KSHZ listën e të punësuarve në sektorin publik. Zakonisht nga lista do të zgjidhen anëtarët nëpër Këshillat zgjedhore në zgjedhjet lokale. Por, ministri Mançevski publikisht thotë se dyshon në listën e dorëzuar.

Të dhënat e dorëzuara në KSHZ janë për 115729 të punësuar në sektorin publik. Ky numër nuk është oficial dhe nuk e tregon gjendjen e vërtetë. Sipas kësaj, Ministria nuk mund të garantojë për besueshmërinë e plotë e të dhënave, por vlerësojmë se këto të dhëna mjaftojnë për nevojat e KSHZ-së për realizimin e zgjedhjeve lokale -deklaroi Damjan Mançevski, ministër i shioqërisë informatike.

Shkak për qëndrimin e tillë është që në numër i madh i institucioneve nuk kanë shënuar të dhëna për të punësuarit në regjistrin e vetëm edhe pse për këtë kanë qenë të obliguara me ligj. Ose, prej rreth 130 institucioneve të dhëna kanë shënuar 920, ndërsa të tjerat thuajse 1/3 e kanë shkelur ligjin.

Për shkak të këtyre problemeve Ministria bën kontrollimin e të gjitha institucioneve veç e veç. Kontrolli na tregon se ballafaqohemi me probleme shumë më të mëdha se sa mendonim. Sistematizime jo aktive, kontrata të pa shënuara të punësimit. Mungesë dhe jopërditësim i të dhënave për të punësuarit në sektorin publik -tha Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike.

Në mars të këtij viti pushteti i kaluar njoftoi se në sektorin publik ka diku rreth 130 mijë të punësuar. Deklarata e ministrit aktual Mançevski hedh dyshim se ky numër ndoshta është më i madh. Dyshime të këtilla kishte edhe më parë. Para se gjithash për shkak të akuzave se nuk janë numëruar punësimet e përkohshme dhe të punësuarit në shoqëritë aksionare që janë në pronësi shtetërore./alsat-m