Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci në seancën konstituive që po mbahet tani, ka udhëhequr betimin e deputetëve të Kosovës.

Edhe pse në protokoll e rregullore të Kuvendit nuk thuhet “betohem me zemër”, por vetëm “betohem”, Mikullovci ka përdorur në fund “betohem me zemër”, raporton Periskopi.

“Betohem me zemër” është përdorur nga kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti gjatë fushatës.